Një person ka humbur jetën në Prishtinë të hënën, pasi dyshohet të ketë rënë nga një objekt në rrugë
“Arshi Pipa”.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Arshi Pipa’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve”, thuhet në përgjigjen e tij.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.