Një aksident fatal ka ndodhur të enjten në mëngjes në fshatin Bresanë të Dragashit, ku një burrë ka humbur jetën si pasojë e rrokullisjes me traktor.
Sipas Policisë, rreth orës 08:00, viktima, një mashkull kosovar, ishte duke punuar me traktor kur për arsye ende të panjohura mjeti është rrokullisur. Ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Prizrenit, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.