Kronikë

Vdiq fëmija 9-muajsh që ishte dërguar në spital para dy javësh

Spital - QKUK

Spital - QKUK (Foto-Ilustrim)

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka nisur hetim për një vdekje. 

Siç njoftohet nga PK-ja, në Emergjencën e Prizrenit ishte dërguar një fëmijë 9 muajsh në qershor e të premten ai ka vdekur në QKUK. 

Trupi i është dërguar për obduksion.

“Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025  viktima (fëmijë)  kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

 

Policia: Foshnja 9-muajshe që vdiq në QKUK, u ngufat nga lidhësja e djepit

2 o. më parë / 12 kor 2025 13:46
emergjenca

Ilustrim

Policia ka njoftuar se foshnja 9-muajshe që vdiq në spital dy javë pasi ishte dërguar për trajtim, është ngufatur nga lidhësja e djepit derisa ishte në gjumë. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se fëmija fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, por më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Më datë 29.06.2025, Policia e Kosovës është njoftuar se në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është sjellë një foshnje 9-muajshe për trajtim mjekësor. Sipas informatave, foshnja H.M. (2024), nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës, derisa ka qenë në djep (në gjumë), është ngulfatur nga lidhësja e djepit. Foshnja, pasi ka pranuar trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, është transferuar në QKUK, Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai.

Lidhur me vdekjen e foshnjës më 11 korrik, është njoftuar Prokurori Publik, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. 

Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.