Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Humb jetën një 29-vjeçar në një aksident në Prizren

aksident

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku mes një motoçiklete, kamioni dhe një veture në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka njoftuar se dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën, ndërsa më pas është përplasur nga prapa në kamion.

“Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti, E.A., rreth 29 vjeç, ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.