Shërbimi Korrektues i Kosovës mesditën e së enjten ka parandaluar tentim futjen e kontrabandës brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës.
Bazuar në informacione të siguruara nga Njësia e Inteligjencës së SHKK-së, zyrtarët korrektues kanë realizuar kontroll të detajuar të furgonit të kuzhinës në tunelin e hyrjes së institucionit. Sipas SHKK-në, gjatë këtij kontrolli është zbuluar lëndë e dyshuar narkotike, e cila ishte e fshehur në pjesën e brendshme të llamarinës së derës së pasme të automjetit.
“Menjëherë pas identifikimit të rastit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, janë iniciuar hetime të brendshme dhe është njoftuar Policia e cila po merret me rastin”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.
-
Parandalohet futja e gati gjysmë kilogrami substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës
-
Arrestohet zyrtari korrektues, tentoi të fuste drogë në Dubravë
-
Parandalohet kontrabanda në Qendrën Korrektuese në Dubravë
-
Aktakuzë ndaj një zyrtari korrektues dhe dy të tjerëve për tentim-futje të marihuanës në Dubravë
-
Parandalohet futja e dy telefonave kontrabandë në Dubravë