Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret me thikë një person në Shipashnicë të Epërme

arrestim - pranga

Një person është therur me thikë në Shipashnicë të Epërme të shtunën.

E gjithë ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik.

Viktima njoftohet se ka marrë trajtim mjekësor ndërkaq i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka sulmuar me mjet të prehtë-thikë viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.