Një person dyshohet se ka pësuar lëndim të rëndë nga therja me thikë të mërkurën në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur në mëngjes në lagjen “Ulpiana”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si ‘lëndim i rëndë trupor’”, ka thënë Ahmeti.