Tre persona kanë pësuar lëndime nga therja me thikë të dielën në Halle të Gjermanisë. Për rastin është arrestuar një shtetas i Kosovës.
Siç ka shkruar “focus.de” të martën, ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore. Tre persona ishin lënduar nga sulmi para një ndërtese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas policisë, ndër viktimat ishte një vajzë 11-vjeçare dhe dy burra. Një 29-vjeçar është lënduar rëndë, ndërsa një 47-vjeçar ka marrë lëndime më të lehta. Viktimat janë dërguar në spital për trajtim. 11-vjeçarja ka marrë lëndime të lehta.
Siç ka njoftuar Policia, therjes i parapriu një përleshje, që sipas “Bildit”, u nis për shkak të zhurmës së fëmijëve.
46-vjeçari i dyshuar është arrestuar menjëherë.