Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar në Polici të premten se dikush ka tentuar ta vrasë. 

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë derisa viktima ishte në veturë dhe i dyshuari ka goditur xhamin e më pas duke u larguar ka shtënë me armë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia po e heton rastin. 

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me armë ka goditur xhamin e veturës së tij, me ç’rast ka pësuar lëndime dhe gjatë largimit i dyshuari edhe ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.