Tre të dyshuar janë arrestuar të martën në Gjilan për rrahjen e një personi më 16 maj në Ranillug.
Policia ka njoftuar se rasti kishte ndodhur rreth orës 01:40 në këtë fshat pas një mosmarrëveshjeje çasti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë arrestuar janë N.A., 27-vjeçar, M.A., 32-vjeçar dhe S.T., 36-vjeçar.
“Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë siguruar dëshmi të arsyeshme se tre të dyshuarit, dyshohet se me datën 16.05.2025 rreth orës 01:40 në fshatin Ranillug pas një mosmarrëveshje të çasti kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me mjetë të fortë dhe shkaktuar viktimës lëndim të rëndë trupor”, thuhet në raportin e Policisë.
Tre të dyshuarit pas intervistimit në prezencë avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.