Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 16 personave në rastin e njohur si “Subvencionet VI”, që lidhet për subvencionet në bujqësi.
Sipas njoftimin të Prokurorisë, shtatë të pandehur janë zyrtarë, pesë prej tyre nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një nga Komuna e Ferizajt dhe një nga Komuna e Vitisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo16 të pandehurit janë: E.I, L.S, B.N, F.O, A.E, B.M, M.B, S.S, A.A, L.F, I.K, F.SH, H.K, S.I, S.Q, dhe H.B..
Ata dyshohen për disa vepra penale: “Marrje ryshfeti”, “Dhënie ryshfeti”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim në detyrë”, Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Mashtrimi me subvencione”.