Policia e Kosovës i ka shpallur në kërkim katër persona të dyshuar për veprat penale “Fajdeja”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe detyrim”.
Personat e shpallur në kërkim janë Bruno, Gjon dhe Elson Kuzhnini, si dhe Egzon Reshani.
“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, katër personat e dyshuar, fotot e të cilëve janë publikuar, shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohen për kryerjen e veprave penale; Fajdeja nga neni 331, Privimi i kundërligjshëm i lirisë neni 193 dhe Detyrimi nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Çdo informacion lidhur me personat në kërkim thuhet se trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999.
-
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje dhe armëmbajtje pa leje në Prizren
-
Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet



