Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion gjatë një aksioni në një autosallon në fshatin Banullë të Lipjanit. Kontrolli është zhvilluar të premten pasdite, në bashkëpunim me njësitë e doganës.
Sipas Policisë, në pronësi të dy të dyshuarve kosovarë janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pistoleta, gjashtë karikatorë dhe 20 fishekë. Përveç kësaj, si prova materiale janë konfiskuar edhe dy telefona celularë dhe një pajisje DVR e kamerave të sigurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.