Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy rate të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit. Sipas raportit të Policisë njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa tjetri në Prizren.
“Lidhur me rastin njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.
Edhe në Prizren e vdekur është gjetur një grua.
“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë për rastin që ka ndodhur në Prizren.
Në të dy rastet trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
-
Gjenden të vdekur një grua në Prizren dhe një burrë në Gjilan, policia po i heton rastet
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit
-
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
-
Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet