Policia ka nisur hetimin për një rast në Prishtinë që ka të bëjë me “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
Sipas raportit, nga QKUK janë informuar se më 29 janar, një grua e cila ishte duke u trajtuar, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur.
“Shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje - Nga QKUK është informuar se viktima femër e cila ishte duke u trajtuar, ju është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera e as nuk ka njoftuar për të arrestuar lidhur me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një grua në QKUK, policia po e heton rastin
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK
-
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
-
Vetëplagoset aksidentalisht me armë, Policia i konfiskon pistoletën e i gjen marihuanë
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin