Kronikë

Policia kërkon informata që mund të çojnë në arrestimin e të dyshuarit për vrasje në tentativë në Prizren

Egzon Reshani

Policia në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të mundësonin arrestimin e një të dyshuari për veprën penale “Vrasje në tenativë”. 

I dyshuarit për rastin që ka ndodhur më 5 janar thuhet se është Egzon Reshani. 

“Egzon Besim Reshani, i lindur më 05/07/1992, me banim në Rr. Shkëlzen DRAGAJ, nr. 10 Prizren. Me qëllim të ndriçimit të rastit kërkohet  bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftim thuhet se më 5 janar rreth orës 22:50, policia pati pranuar informacion se në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren, kishte të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave ishin plagosur dy persona. 

Në kërkim për këtë rast ishin tre persona. Policia ka njoftuar se të tjetër ishin arrestuar dhe se në arrati ka mbetur vetëm Reshani.