7 persona janë arrestuar vetëm gjatë qershorit nga Policia e Kosovës për posedim, blerje apo shpërndarje të substancave narkotike.
Në një konferencë për media, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë treguar detaje rreth dy aksioneve që, sipas tyre, kanë rezultuar të suksesshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë aksionin e datës 30 qershor, Policia ka arritur të arrestojë 3 persona dhe janë konfiskuar rreth 81 kilogramë marihuanë.
Ndërkohë që në një aksion tjetër të datës 24 qershor, janë arrestuar 4 persona e që janë konfiskuar rreth 55 kilogramë marihuanë.
Vetëm gjatë periudhës Janar-Qershor për posedim, blerje apo shpërndarje të substancave narkotike janë arrestuar rreth 700 persona, e janë 613 raste të iniciuara, si dhe janë konfiskuar rreth 600 kilogramë substancë narkotike.