Kronikë

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Plagosje me arme zjarri

foto: ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur në Mitrovicë të Jugut mesditën e sotme në rrugën “Ilaz Kodra”. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa është arrestuar një i dyshuar.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Siç ka bërë të ditur Zahiti, në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri.

“Rreth orës 14:00, Policia  ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut. Viktima i moshës madhore (mashkull) i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit Zahiti.

Në koordinim me prokurorin e rastit, po vazhdojnë procedurat tutje hetimore.