Dy persona janë plagosur në një lokal në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Policia në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur të shtunën pas një përleshjeje mes disa personash ku janë përdorur edhe armë zjarri.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
“Raportohet në një lokal janë përleshur mes veti disa persona ku janë përdorë edhe armë zjarrit, si pasojë e të shtënave dy meshkuj janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK. Në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti po hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë”.