Kronikë

Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksident

Foto: Ilustrim

Pesë persona janë lënduar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, aksidenti ka ndodhur mes tri veturave.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur gjithashtu se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.