Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të lënduar në aksidentin mes tri veturave dhe traktorit në Klinë

Aksident

Foto: Ilustrim

Të paktën pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të dielën në Gllarevë të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur mes tri veturave dhe një traktori rreth orës 11:00, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. 

“Sot rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe një traktor dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne QKMF-Klinë për tretman mjekësor”, ka thënë ai.