Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të arrestuar pas një rrahjeje në Obiliq, mes tyre edhe një i mitur

Rrahje

Foto-Ilustrim

Të paktën pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se janë rrahur mes vete dje në Obiliq, pas një mosmarrëveshjeje. 

Në mesin e të përfshirëve, sipas Policisë, është edhe një person i mitur. 

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti që ndodhi gjatë mbrëmjes, është regjistruar si lëndim i lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.