Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë duke ua caktuar nga një muaj paraburgim dy mjekëve të Spitalit të Gjilanit, të cilët janë arrestuar të shtunën.
Dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kirurgu Luan Mustafa dhe anesteziologu Halil Basha, janë arrestuar gjatë kujdestarisë me dyshimin për marrje ryshfeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurve, i cili do të llogaritet prej ditës se ndalimit, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Mbi 500 euro dyshohet se i kishte kërkuar ryshfet kirurgu Mustafa me rastin e operimit të një pacienteje në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Ndërsa kolegu i tij, anesteziologu Basha, dyshohet se kishte kërkuar ryshfet 100 euro për shërbimin e tij.