Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur nga aksidenti në rrugën Lipjan – Shtime

Shiriti i policisë - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar nga aksidenti në rrugën Lipjan – Shtime të shtunën pasdite.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Grackë e Vogël, ku u përfshin dy vetura dhe një kamion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Personi i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka njoftuar Policia.