Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Aksident trafiku

ilustrim

Një 74-vjeçar ka humbur jetën dhe pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ata janë dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit në Vushtrri ndërsa më pastaj janë transferuar në QKUK. Rreth orës 14:00, mjeku ka konfirmuar se 74-vjeçari i cili kishte marrë lëndime të rënda trupore, nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete me targa civile-vendore, ndërsa gjashtë persona të lënduar në këtë aksident janë dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit në Vushtrri. Njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pas marrjes së ndihmës së parë, personat e lënduar janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Rreth orës 14:00, nga mjeku është konfirmuar se, si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi me lëndime të rënda ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Hetuesit e aksidenteve të trafikut do të vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.