Një person është plagosur në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Policia, informatat për të shtëna në këtë rrugë i kanë marrë rreth orës 21:40.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, Policia thotë se një person është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën "Ali Sokoli" në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Enis Pllana, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prishtinës.