Një grua dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë të enjten.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka thënë për KOHËN se viktima është pranuar në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë dhe aktualisht është e kyçur në aparaturë për frymëmarrje të asistuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është pranuar në Qendrën Emergjente, gjendje e rëndë, pas ekzaminimeve të kryera, është dërguar për intervenim në sallë operative të QE nga ekipi i anestezionit, ortopedisë dhe neurokirurgjisë, vazhdon trajtimin, gjendje e rëndë, e kyçur në aparaturë me frymëmarrje të asistuar”, ka thënë ai.
KOHA ka kontaktuar edhe Policinë, por deri në publikim të artikullit nuk ka marrë përgjigje.