Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një e vdekur dhe pesë të lënduar pas aksidentit në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

aksident - policia - shiriti i verdh - vrasje - vdekje

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një grua 52-vjeçare ka mbetur e vdekur dhe pesë persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti mes dy automjeteve në orët e para të së enjtes (sot) në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Studime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillohen hetime për të konstatuar shkaqet e aksidentit. 

“Rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka rezultuar me pasoja fatale, pasi një grua 52-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia po zhvillon hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha.

Për shkak se ditëve të fundit ka pasur aksidente në rritje me fatalitet, Hoxha ka bërë apel te shoferët që të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kushtet e rrugës.

“Mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, sepse shpërqendrimi mund të jetë fatal për ta dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, ka thënë ai.