Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pse fëmijët e Brad Pittit po heqin mbiemrin e tij? Përçarja familjare ka arritur pikën pa kthim

Jolie dhe Pitt me dy nga fëmijët e tyre

Jolie dhe Pitt me dy nga fëmijët e tyre

Foto: Associated Press

Vajza më e vogël e yjeve Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Vivienne, ka paraqitur kërkesë ligjore për të hequr mbiemrin “Pitt”, duke u bërë fëmija i katërt i ish-çiftit që ndërmerr këtë hap.

Menjëherë pasi mbushi 18 vjeç, Vivienne ka kërkuar që emri i saj të ndryshohet zyrtarisht në Vivienne Jolie. Më herët, të njëjtën gjë kanë bërë motra e saj Shiloh, si dhe Zahara e Maddox. Edhe Knox është prezantuar së fundmi vetëm me mbiemrin “Jolie”, ndërsa Pax është i vetmi që nuk ka kërkuar ende zyrtarisht ndryshimin, ka shkruar The Independent.

Vendimi i fëmijëve shihet si një tjetër shenjë e marrëdhënies së ftohtë me babanë e tyre, pas divorcit dhe konfliktit shumëvjeçar ligjor mes Pittit dhe Jolies, i cili përfundoi në fund të vitit 2024.

Jolie e ka akuzuar Pittin për dhunë fizike dhe emocionale gjatë një fluturimi privat në vitin 2016, akuza që aktori i ka mohuar vazhdimisht. Hetimet e autoriteteve amerikane nuk çuan në ngritjen e akuzave penale ndaj tij.

Burime pranë Pittit thonë se aktori është “zemërthyer” nga vendimet e fëmijëve dhe se ndihet i lënduar që nuk është pjesë e jetës së tyre.

Edhe Vajza e Angelina Joliet dhe Brad Pittit kërkon zyrtarisht ta heqë mbiemrin e babait Showbiz 1 muaj më parë Vajza e Angelina Joliet dhe Brad Pittit kërkon zyrtarisht ta heqë mbiemrin e babait

“Është zhgënjyese ta shohësh Bradin të portretizohet si një njeri i keq, kur kjo është larg së vërtetës”, ka thënë një burim i afërt me aktorin.

Sipas të njëjtit burim, ai “ka respekt të madh për fëmijët e tij” dhe “zgjedh të ruajë një heshtje dinjitoze” për këtë çështje.

Nga ana tjetër, një burim nga Hollywoodi ka thënë se, tash që edhe binjakët kanë mbushur 18 vjeç, “askush prej tyre nuk është më i detyruar të ketë marrëdhënie me Bradin, ndërsa Angelina nuk ka më asnjë detyrim të komunikojë me të për fëmijët. Një kapitull i dhimbshëm është mbyllur”.

Përçarja mes Pittit dhe fëmijëve është bërë publike prej vitesh. Në vitin 2020, djali i tyre Pax e quajti aktorin në rrjetet sociale “një njeri të tmerrshëm”, duke pretenduar se ai “ua kishte kthyer jetën në ferr njerëzve më të afërt”.

Pavarësisht problemeve familjare, karriera e Pittit ka vazhduar me sukses. Ai ka fituar çmimin “Oscar” për filmin “Once Upon a Time in Hollywood’, është vlerësuar për rolin në filmin “F1” dhe vazhdon të jetë një nga figurat më të fuqishme në Hollywood.

Ndërkohë, Jolie ka deklaruar se dëshiron të lërë pas konfliktet dhe të vazhdojë jetën e saj.

“Fëmijët e mi duan të më shohin duke udhëtuar, duke jetuar dhe duke bërë gjëra të reja. Ata më njohin më mirë se kushdo dhe më inkurajojnë të rikthehem te pjesët e vetes që nuk ndihesha e lirë t’i jetoja”, ka thënë ajo së fundmi në një intervistë.

Jolie ka lënë të kuptohet gjithashtu se mund të largohet nga Hollywoodi sapo të përfundojnë të gjitha çështjet ligjore.

Edhe Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt kërkon ta heqë mbiemrin “Pitt” Showbiz 1 muaj më parë Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt kërkon ta heqë mbiemrin “Pitt”

“Më duhet të jetoj përsëri. Të jem e lirë përsëri”, ka thënë ajo.

Ani pse divorci ka përfunduar, ish-çifti vazhdon të përballet në gjykatë për mosmarrëveshjen lidhur me pronësinë e kantinës franceze Chateau Miraval, proces që pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.