Policia e Kosovës i ka arrestuar dhe pastaj i ka liruar në procedurë të rregullt pesë burra në Berbishtë të Leposaviqit, të cilët thuhet se kishin dalë në gjueti me armë pa leje.
Rasti që është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”, thuhet se ka ndodhur mëngjesin e së dielës rreth orës shtatë.
“Janë arrestuar 5 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin dalë në gjueti me armë gjahu për të cilat nuk posedonin leje. Nga të dyshuarit janë konfiskuar 5 pushkë gjuetie, një pushkë karabinë dhe 68 copë fishekë të armës së gjuetisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.