Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor është lënduar rëndë pasi që është rrëzuar nga një objekt në ndërtim në Suharekë.
Rasti ka ndodhur të dielën pasdite dhe është cilësuar si lëndim të rëndë trupor.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim. Sipas mjekëve viktima ka lëndime të rënda në kokë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 20-orësh të Policisë.
Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar prokurori dhe Inspektorati i Punës.
Rasti thuhet se është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Një punëtor bie nga kulmi i një objekti në Ferizaj, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
-
Rrëzohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK
-
Vdiq një person pasi ra nga një pemë në Suharekë, një tjetër u gjet i vdekur në Shtime
-
Rrëzohet nga kati i dytë një punëtor në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje
-
Arrestohet një i dyshuar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Gjakovë