Katër persona janë arrestuar në Dumnicë të Poshtme të Podujevës të shtunën nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit.
Sipas njoftimit, në mesin e të arrestuarve janë dy shtetas të Kosovës të cilët janë pronarë të tokës dhe dy shtetas të Shqipërisë të cilët ishin të angazhuar si punëtorë.
“Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar pasi në pronën e tyre kanë hasur në një sipërfaqe rreth një hektar të mbjella me misër dhe lëndë narkotike kanabis me gjatësi të ndryshme. Ndërsa dy të dyshuarit tjerë shtetas të Shqipërisë dyshohet se ishin punëtorë:, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, katër të dyshuarit janë ndaluar.