Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohen 136kg marihuanë e arrestohen 7 persona në Kosovë

7 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për posedim blerje apo shitje të substancave narkotike.

Gjatë dy aksioneve në qershor të këtij viti janë konfiskuar edhe disa kilogram të substancës narkotike marihuanë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në aksionin e fundit në rrugën Prishtinë-Podujeve të zhvilluar më 30 qershor policia ka arrestuar 3 persona dhe ka gjetur rreth 81 kg marihuanë, si dhe janë sekuestruar 3 vetura dhe 5 celularë.

Me këtë rast janë bastisur edhe 3 shtëpi, por që nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Ndërsa në aksionin e datës 24 qershor në vendin e njohur si Kryqi i Janjevës janë arrestuar 4 persona e janë konfiskuar rreth 55 kg mariuanë.