Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin që ndodhi të premten në Prishtinë, ku një punëtor vdiq në vendin e punës ndërsa një tjetër u raportua i lënduar. Por Policia ka thënë se kolegu i viktimës humbi ndjenjat nga tronditja dhe jo që kishte pësuar lëndime.
Sipas raportit policor, rasti është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
Autoritetet bëjnë të ditur se viktima, një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe ka vdekur në vendngjarje. Trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive lidhur me rastin.