Dogana e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka arritur ta parandalojë një tentim për t’u kontrabanduar telefona celularë në vlerë mbi 250 mijë euro.
Dogana ka thënë se oficerët doganorë ndaluan një veturë me targa të huaja ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 315 pajisje të reja elektronike, përfshirë 260 telefona të markës iPhone, modele 13 dhe 15, pastaj 55 telefona të markës Samsung dhe 10 ora të mençura të serisë IX.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky operacion tregon vendosmërinë e institucioneve tona për të luftuar krimin e organizuar dhe për të siguruar që rregullat dhe ligjet të respektohen. Ne mbetemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë duke parandaluar hyrjen e produkteve të paligjshme në tregun tonë”, ka njoftuar Dogana.