Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, ka thënë për KOHËN se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale mes personave të përfshirë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10.
Nuk ka ende asnjë të arrestuar lidhur me rastin.
Në konsultim me prokurorin, thuhet se është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar.