Një incident është raportuar në fshatin Rapç të Dragashit, më 7 maj, gjatë manifestimit tradicional për Ditën e Shëngjergjit, ku kanë qenë të pranishëm shumë qytetarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Policisë, një person i mitur është identifikuar duke bartur triko me përmbajtje nacionaliste serbe, veprim që ka ngjallur shqetësim te të pranishmit dhe është cilësuar si nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të avokatit. Pas konsultimit me prokurorin për të mitur, është vendosur që ai të lirohet në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar se po vazhdon të hetojë rrethanat e rastit.