Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj kritikon Kurtin për Autostradën e Dukagjinit: Është lënë në harresë

haradinaj

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për mosvazhdimin e projektit të Autostradës së Dukagjinit, duke e cilësuar atë si një nga projektet më të rëndësishme zhvillimore që, sipas tij, është lënë në harresë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj rikujtoi se ideja dhe projektimi i kësaj autostrade janë iniciuar gjatë kohës sa ai ishte në krye të qeverisë, ndërsa me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje projekti, sipas tij, është ndalur dhe nuk është trajtuar më si prioritet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai theksoi se largimi nga mbështetja financiare dhe mungesa e veprimeve konkrete për disa vite kanë bërë që projekti të mbetet në vendnumëro, duke humbur kohë dhe mundësi zhvillimi për rajonin.

“Çdo projektim i përfunduar është bazë për investim, për ndërtim dhe për zhvillim konkret. Heqja e mbështetjes financiare nënkupton shtyrje të projektit, humbje kohe dhe humbje mundësish për qytetarët e Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, Autostrada e Dukagjinit do të krijonte një korridor të rëndësishëm ekonomik, duke lidhur Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë, Rahovec, Suharekë dhe Prizren, duke ulur kostot për bizneset dhe duke nxitur investimet në këtë pjesë të vendit.