Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte goli i dytë në ndeshje për të. E ka edhe një asistim.
Gruda nuk ndalet, asiston në golin e tretë
Brajan Gruda ka asistuar në golin për 3:0 të Leipzigut, që është duke fituar thellë ndaj Hoffenheimit. Ai aistoi në minutën e 30-të.
Për Grudën është asistimi i dytë i sezonit.
Goli i tretë
Gruda shënon golin e dytë për Leipzigun
Brajan Gruda ka shënuar golin e dytë me fanellën e Leipzigut.
Ai realizoi për 1:0 në ndeshjen ndaj Hoffenheimit.
Gruda realizoi në minutën e 17-të. Gruda e ka edhe një asistim.
Te Hoffenheimi titullar është Fisnik Asllani, ndërsa qendërmbrojtësi Albian Hajdari është në bankën rezervë.
VIDEO:
RB Leipzig 1x0 Hoffenheim
⚽️ Brajan Gruda
🏆 Bundesliga | 27ª rodada pic.twitter.com/iYYRj8WXK9— Futebol Sem Filtro (@futsemfiltro10) March 20, 2026
Gruda shkëlqen me dy gola e një asistim në Bundesligë
Ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesligës, Leipzigu e fitoi 5:0.
Futbollisti shqiptar, 21-vjeçari Gruda, realizoi për 1:0 në minutën e 17-të. Më pas asistoi në golin për 3:0 në minutën e 30-të, kurse për 4:0 shënoi në minutën e 44-t.
Gruda e kompletoi ndeshjen, por nuk arriti që ta shënojë “hat-trickun” e parë në karrierë. Ai i ka tri gola e dy asistime në këtë edicion të Bundesligës.
Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës, u zëvendësua pas pjesës së parë te Hoffenheimi, ndërsa në tërë pjesën e dytë luajti mbrojtësi i “Dardanëve”, Albian Hajdari.
Leon Avdullahu ishte i lënduar dhe nuk do të paraqitet as për Kosovën në ndeshjen ndaj Sllovakisë javën tjetër.
Leipzigu me fitore tani i ka 50 pikë dhe ngjitet në pozitën e tretë. Me 50 pikë e me një ndeshje më pak të luajtur në vendin e tretë është Stuttgarti, ndërsa Hoffenheimi bie në pozitën e pestë me 50 pikë po ashtu.