Prokuroria Speciale ka kërkuar masë paraburgimi për shtetasin malazez E.H., i kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe i ekstraduar të enjten nga Gjermania në Kosovë.
Ai ishte i kërkuar për përgatitje të veprës penale vrasje e rëndë. Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, E.H për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme me të dëmtuarin M.D, i cili ishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2021, në bashkëpunim me A.D (tashmë i akuzuar), kishte planifikuar vrasjen e të dëmtuarit, me motiv hakmarrjeje.
Prokuroria ka deklaruar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri kishte arritur marrëveshje me të akuzuarin A.L. në këmbim të shumës së parave prej 100.000 eurosh, me qëllim që ky i fundit të angazhonte persona të tjerë për privimin nga jeta të të dëmtuarit M.D.
Policia e Kosovës njoftoi të premten se më 21 maj i dyshuari ishte ekstraduar për në Kosovë pasi ishte arrestuar nga autoritetet gjermane meqë kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Ai kishte qenë në arrati për t’iu shmangur drejtësisë.
-
Aktakuzë ndaj të dyshuarit që planifikoi vrasje me pagesë
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje që po kërkohej nga Danimarka
-
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoni të Veriut një i kërkuar për vrasje