Një burrë është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që me veturë ka goditur një zyrtar policor, pasi që patrulla e kishte ndaluar për kontroll.
Rasti ka ndodhur të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e Policisë.
Zyrtari policor thuhet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.