Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të ndaluarve në aksionin e realizuar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.
Zëdhënësi i kësaj gjykate, Marcel Lekaj, ka thënë për KOHËN se ndaj të pandehurve është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tutje ka bërë të ditur se bëhet fjalë për dy zyrtarë të kësaj agjencie, një zyrtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe dy qytetarë.
“Është refuzuar kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit. Ndaj pesë të pandehurve është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor. Dy zyrtarë të Agjencisë Kadastrale, dy qytetarë dhe një zyrtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë ai.
Pesë të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në ndalim 48 orësh nën dyshimet për dallavere me prona. Dy prej tyre dyshohet se kanë falsifikuar një dokument të vitit 1966 me qëllim të përfitimit pasuror të një prone.