Kronikë

Gjendja e të plagosurit në Gjilan e rëndë, por stabile

QKUK

Personi, i cili është plagosur sot në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan, ndodhet për trajtim mjekësor në QKUK.

Naser Syla nga QKUK-ja ka konfirmuar për KosovaPress se gjendja shëndetësore e personit të plagosur është e rëndë, por stabile.

“Në QKUK është sjellë një person i plagosur me armë zjarri nga spitali i Gjilanit. Gjendja e tij është e rëndë, por stabile për momentin. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ai po vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale”, ka thënë Syla.

Tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një incidenti ku janë përdorur armë zjarri sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

Një person është arrestuar në lidhje me rastin, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim Mefail Shkodra (53) dhe dy djemtë e tij - Edonis Shkodra (25) dhe Engjull Shkodra (22).

Policia e Kosovës dhe njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.
 

Lexo përditësimet tjera
Vrasja - Gjilan

Tre të vrarë e dy të plagosur në Gjilan, një i arrestuar e tre në kërkim

Artikulli është përditësuar - Tre persona janë vrarë e disa janë plagosur nga të shtënat me...