Kronikë

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Prishtinë

shiriti i Policisë

Ilustrim

Një shtetas i huaj u gjet i vdekur në banesën ku jetonte në Prishtinë. 

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, e Policia ka nisur hetimin mbi vdekjen e tij. 

“Raportohet se në banesën ku ishte duke jetuar, është gjetur pas shenje jete viktima mashkull shtetas i huaj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.