Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në “Ulpianë”

ulipiane

Foto: KOHA

Një burrë është gjetur i vdekur sot pas mesditës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Enis Pllana ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. 

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka theksuar Pllana.

Ai ka thënë se Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.