Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar rastin e vdekjes së një burri në Prishtinë, i cili thuhet se është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.
Rastin në Polici e ka lajmëruar djali i viktimës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, babai i tij është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.