Kronikë

Gjenden tri plantacione të mbjella me kanabis në pyllin e një fshati në Podujevë

kanabis

Foto: Ilustrim

Tri plantacione me kanabis i ka gjetur Policia në fshatin Zhiti në Podujevë. 

Bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar. 

Policia po e heton rastin, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. 

“Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa. Pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.