Një predhë dyshohet se ka depërtuar në kuzhinën e një shtëpie në Vushtrri të dielën.
Policia ka njoftuar se sipas ankuesit, fqinji i tij ka pasur aheng familjar para disa ditësh.
Me këtë rast, është bastisur shtëpia e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Policia e ka cilësuar rastin si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.