Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Eksplodojnë dy bombola gazi në Skenderaj, lëndohet i mituri

shiriti i Policisë

Ilustrim

Një i mitur ka pësuar lëndime pasi dy bombola gazi kanë shpërthyer në Skenderaj. 

Sipas Policisë, një i dyshuar ka ndezur një zjarr dhe nga ai zjarr kanë eksploduar dy bombola gazi. 

I mituri është dërguar në QKUK për trajtim dhe më pas është liruar.

“Raportohet se i dyshuari m/k kishte ndezur një zjarr dhe nga zjarri kanë eksploduar dy bombola gazi. Si pasoj e shpërthimit një i mitur m/k ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.