Një person është arrestuar të mërkurën në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur dhe të dashurin e saj.
Në njoftimin e Policisë thuhet se 35-vjeçari me inicialet M.S., dyshohet për veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “sulm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas hetimeve fillestare, thuhet se i dyshuari ka shkuar në vendin ku ndodhej vajza e tij e mitur dhe e ka sulmuar fizikisht atë. Në përpjekje për ta mbrojtur të miturën, ka ndërhyrë edhe personi tjetër, i cili gjithashtu është sulmuar nga i dyshuari “duke u goditur me grusht në fytyrë”.
Lidhur me rastin, e mitura thuhet se ka pranuar tretman mjekësor.
“Njësia për dhunë në familje ka intervistuar palët dhe ka kontaktuar Prokurorët e Departamentit të përgjithshëm si dhe Departamentit për të Mitur. Në bazë të udhëzimeve të tyre është iniciuar rasti për veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Sulm’. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë”, thuhet tutje në njoftim.